Ollga Selmani
Kur Të Shfaqemi
Ne do të përballemi prapë me netët e heshtura,
kur fryma të na pushojë
e për të shkuar më tej,
do të shpojmë hapësirat, do të bëjmë çmos.
Kjo s’është se nuk ka ndodhur
e s’është se do ulërijmë.
Këto skena, nuk u bëjnë përshtypje,
heronjëve, të mirëfilltë.
S’është se nata është e pashpirtë,
as se yjet do shuhen të gjithë.
Gjithësia, i ka të tëra brënda,
lindjet, vdekjet dhe dashuritë.
Ne, si përherë, nuk do bëjmë zhurmë,
kur t’na thyhen dhëmbë nga dhimbja,
po qielli do të dëshmojë,
kur të shfaqemi imazhesh, nga pritja.
kur fryma të na pushojë
e për të shkuar më tej,
do të shpojmë hapësirat, do të bëjmë çmos.
Kjo s’është se nuk ka ndodhur
e s’është se do ulërijmë.
Këto skena, nuk u bëjnë përshtypje,
heronjëve, të mirëfilltë.
S’është se nata është e pashpirtë,
as se yjet do shuhen të gjithë.
Gjithësia, i ka të tëra brënda,
lindjet, vdekjet dhe dashuritë.
Ne, si përherë, nuk do bëjmë zhurmë,
kur t’na thyhen dhëmbë nga dhimbja,
po qielli do të dëshmojë,
kur të shfaqemi imazhesh, nga pritja.