>
LETERSISHQIP

Festojmë

Kjo mbrëmje shfaqet me ylbere dritash,
me ylbere shpresash të pa fund.
Qiejtë e festës përmbi kryet tanë,
e lënë gjithë natën të pa gjumë.

Festohet për haretë, për gëzimet,
për të gjitha, festohet këtu.
Festohet për lindjen e dritës dhe të erës,
po për dhimbjet, festohet më shumë.

Kjo festë, bëhet urë qëndrimi.
Pushojmë pak nga lodhjet përmbi urë.
Ngremë dolli mbi gjithësinë me yjet
dhe bëhemi gati prapë për udhë.