>
LETERSISHQIP

Paqja

Mbas luftërave të gjata,
ku binin trima, në fushbetejë,
ku trimat, binin si lisa,
u ndryshua diçka në defterë.

U mendua për trimat.
Njëmijë ligje dhe nene, u shkruan.
Tani do të ketë paqe.
Tani do të vijë qetësia.

Nuk do të ketë bombardime të zhurmëshme.
Nuk do të të ketë gjakderdhje.
Tani, qetësisht të merret gjaku,
me gjakpirje, me nene.