Ollga Selmani
Njeriëndërr
Shiu tingëllon mbi natë.
Qielli ëndërrat zbraz mbi rrugë,
ëndërrat e njeriut përposh,
që është a s’është në gjumë.
Njeriu prej mishi dhe kocke
edhe prej floriri po të ish,
në se s’do përbëhej prej ëndërre,
do të qe, një dështim i gjithë.
Kjo natë me tingëllimë shiu,
ka një ëndërr në çdo pikë.
Mbi njeriëndërrën bien shira
e shkrihen qiejtë në trup të tij.
Qielli ëndërrat zbraz mbi rrugë,
ëndërrat e njeriut përposh,
që është a s’është në gjumë.
Njeriu prej mishi dhe kocke
edhe prej floriri po të ish,
në se s’do përbëhej prej ëndërre,
do të qe, një dështim i gjithë.
Kjo natë me tingëllimë shiu,
ka një ëndërr në çdo pikë.
Mbi njeriëndërrën bien shira
e shkrihen qiejtë në trup të tij.