Preng S. Gjikolaj
Engjujt I Vramë Ne
Nër rrëmetet theqafëse,
që po notojmë çdo ditë.
T'ujituna me afshe,
me afshe pragmatiste,
atavizëm nga bagtitë.
Turremi pas t'pangopunit,
tu na njellë me thërrime.
Shkojmë vetë pas kasapit,
për epshet e tija intime.
Koka e zbraztë s'mushet,
veç mushet me atavizma.
Inteligjencë mbijeteset,
nër male e pyje për bisha.
Për klikime e audiencë,
për t'na pa ftyrat n'ekrane.
Masakrumë ni nanë t'ndjerë,
viktimë t'suksesit t'mjeranëve.
Masakrumë ni nanë t'ndjerë.
Vramë tre Engjuj yje n'amshim,
që po dëshmojn kët flliqsinë,
t'instalume për faj tonë n'sistem.
që po notojmë çdo ditë.
T'ujituna me afshe,
me afshe pragmatiste,
atavizëm nga bagtitë.
Turremi pas t'pangopunit,
tu na njellë me thërrime.
Shkojmë vetë pas kasapit,
për epshet e tija intime.
Koka e zbraztë s'mushet,
veç mushet me atavizma.
Inteligjencë mbijeteset,
nër male e pyje për bisha.
Për klikime e audiencë,
për t'na pa ftyrat n'ekrane.
Masakrumë ni nanë t'ndjerë,
viktimë t'suksesit t'mjeranëve.
Masakrumë ni nanë t'ndjerë.
Vramë tre Engjuj yje n'amshim,
që po dëshmojn kët flliqsinë,
t'instalume për faj tonë n'sistem.
08.05.2024
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- T'mjellim Shpresë
- Jan Tharmi Ksaj Toke
- Kush E Solli Dorentinën Dhe Kush Po Çmallet
- Peisazh Shiu Vere n'Tiranë
- Në Emër Të Kanunit Apo....... Të Kaosit?
- Kaltërsia Trumfon
- Botën E Lindi Njeriu
- Le T'desë Harresa
- Dashnia E Parë
- Koha
- Dashtnia E Vërtetë
- Due T'rinez Dashtin
- Venlinja Ime
- Udhëtojm N'pelikulë
- Nanat
- Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
Komente 0