Preng S. Gjikolaj
Peisazh Shiu Vere n'Tiranë
Papritmas qielli kaltër vishet n're gri,
shtllunga, shtëllunga që fryhen e fryhen,
si tollumbace t'çrregullt nër kaltërsi,
që plasin tu tymu, e vallzu me erën.
Rrokaqiejt nga sheshi t'xhelozu nërvedi,
zgjasin krenat, se kush ma t'parët,
me i kalu për mi ato shtëllunga gri,
për t'pa diellin n'kube t'qiellit t'kaltërt.
Teksa retë gri t'ngarkume ngjeshen mi Dajt,
lëshojn tu përdredh gjarpni t'zjarmt veptimash,
tu mumuru varen teposht nezun flakë,
nër lugje, kreshta, shpate, e tërthor brijash.
Shiu varet teposht si litarë t'qelqtë,
herë, herë si spagë, apo kokrrizë,
tu la e shpla barë e gjethnajë t'blertë,
udhë, trotuare, çatia e xhama n'korrnizë.
Pa pritmas dy çadra çiftohen,
njana shumë shpejt shkrifet,
e nan tjetrën dy trupa palohen,
tu këmby ato pak fjalë zemret.
S'pysin për shiun e qelqt që varet tërkuzë,
por papritun gërthehen buzë nër buzë.
Makina, njerëz e qen, vrapojn ku t'mundin,
veç Gjergj Kastrioti hipun mi kal s'do t'ia di.
Me shpatë n'dorë, larg e ka tret vështrimin,
tu sodit Tiranën, rojë n'krye t'sheshit ti.
Teksa dielli qet synë nër re kah perendimi,
mi Dajt harkohet ylberi ngjyra plot,
si qamer dere kulle gdhen nër retë bojhini,
me kamë t'ngulme, nër kreshta shkami plot.
Dy majat e Dajtit sup m'sup ulun tek shqyma,
si dy pleq fisnikë teksa tymosin çibukët,
mjegulla shtëllunga, shtëllunga arratiset kah maja.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Në Emër Të Kanunit Apo....... Të Kaosit?
- Kaltërsia Trumfon
- Botën E Lindi Njeriu
- Le T'desë Harresa
- Dashnia E Parë
- Koha
- Dashtnia E Vërtetë
- Due T'rinez Dashtin
- Venlinja Ime
- Udhëtojm N'pelikulë
- Kush E Solli Dorentinën Dhe Kush Po Çmallet
- Jan Tharmi Ksaj Toke
- T'mjellim Shpresë
- Engjujt I Vramë Ne
- Nanat
- Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
Komente 0