Preng S. Gjikolaj
Jan Tharmi Ksaj Toke
(Kushtuar elitës së kombit që u përball me genocidin e kuq)
Duhma e kuqe le stepave moskovite,
me drapënçekan shtypi e preu,
me dorë t'shqiptarëve, shqiptarë elite,
pleq, plaka, gra nëna me fmi për gjiu,
për t'shrranjos elitën e ksaj Shqipnie.
Jan t'gatu si buka e mrume,
me tharmin e palcës atdheut,
që bi nga kjo tokë e bekume,
për t'majt gjallë shpirtin e njeriut,
nga fara nër breza e zgjedhme.
Nër venat tyne jetëdhanse lëvrinë,
gjaku i pastër i tharmit t'ksaj toke,
gatu n'zemrat tyne prush për lirinë.
Mrujtun n'tharmim gjak i dëshmorve,
që nër shekuj gdhenën fjalën shqipe.
Jan flatëra t'shqipes tonë t'flamurit,
le e rrit n'malet, fushat e shkrepat,
t'ksaj toke t'qnis me murana t'burrit,
ku nanat si shqipe vigjilojn mbi djepat.
me drapënçekan shtypi e preu,
me dorë t'shqiptarëve, shqiptarë elite,
pleq, plaka, gra nëna me fmi për gjiu,
për t'shrranjos elitën e ksaj Shqipnie.
Jan t'gatu si buka e mrume,
me tharmin e palcës atdheut,
që bi nga kjo tokë e bekume,
për t'majt gjallë shpirtin e njeriut,
nga fara nër breza e zgjedhme.
Nër venat tyne jetëdhanse lëvrinë,
gjaku i pastër i tharmit t'ksaj toke,
gatu n'zemrat tyne prush për lirinë.
Mrujtun n'tharmim gjak i dëshmorve,
që nër shekuj gdhenën fjalën shqipe.
Jan flatëra t'shqipes tonë t'flamurit,
le e rrit n'malet, fushat e shkrepat,
t'ksaj toke t'qnis me murana t'burrit,
ku nanat si shqipe vigjilojn mbi djepat.
1991
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Kush E Solli Dorentinën Dhe Kush Po Çmallet
- Peisazh Shiu Vere n'Tiranë
- Në Emër Të Kanunit Apo....... Të Kaosit?
- Kaltërsia Trumfon
- Botën E Lindi Njeriu
- Le T'desë Harresa
- Dashnia E Parë
- Koha
- Dashtnia E Vërtetë
- Due T'rinez Dashtin
- Venlinja Ime
- Udhëtojm N'pelikulë
- T'mjellim Shpresë
- Engjujt I Vramë Ne
- Nanat
- Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
Komente 0