Preng S. Gjikolaj
Kush E Solli Dorentinën Dhe Kush Po Çmallet
Në thellësinë e shekujve një kalorës kalëronte nëpër Ballkan. Kalorësi
ishte një djalë, i ri mjaft i pashëm, trim dhe i zgjuar, trshëgimi nga i ati.
Nga nëna trshëgonte fjalët buk, ujë dhe liri, fjalët e para që shqiptoi. Si shenjë dalluese kishte një fushë të kuqe dhe
në mes të sajë një shqipe të zezë dykrenore. Ai kalëronte nga njëri cep në cepin tjetër të
Ballkanit, në truallin e trashëguar brez pas brezi nga të parët e vet. Ai
kalëronte duke soditur i kënaqur trashëgiminë e tij, kështjellat madhështore,
qytetet shum të bukur dhe statujat e mermerta, tempujt madhështorë ku i falej
perendisë së tij në gjuh të nënës, si dhe mozaikët shumngjyrësh ku ishin përjetësuar bukuria, zgjuarësia, trimëria dhe kultura shum e përparuar. Me kalimin e shekujëve në këtë truall u dukën kalorësit e zinj të zbritur nga stepat përtej
Karpateve të përzënë nga vëllaj i madh Sllav. Këta kalorës të zinjë, njerëz që
sapo kishin dalë nga jeta nëpër shpella. Nga frka e qytetrimit që po shikonin,
këta kalorës të zinjë shkatërruan ç’gjetën
përpara për të zotëruar teritore. Pas shum shekujsh të tjerë në këto troje të
këtij kalorësi u derdhën kalorës të
tjerë, por tashmë të larguar nga
të nxehtit e shkretëtirave. Këta kalorës po ia zinin frymën kalorësit të ri,
por ky i fundit mbijetoi edhe në bashkëjetesë me këta kalorës, më të të zinjë
se të parët. Përsëri bukës i thoshte buk, ujit i thoshte ujë dhe fjalën liri e
shqiptonte më zjarrshëm se më parë, kishte po atë shenjë dalluese, fushën e
kuqe me shqipen dykrenore në mes. Kalorësi
vazhdonte të kalëronte nëpër Ballkan, po ashtu i ri, mjaft i pashëm si
më parë, po aq trim dha i zgjuar si në thellësinë e shekujve, por tashmë në një truall tepër të cunguar nga
këta kalorës të zinjë, por si shenjë dalluese kishte po atë fushë të kuqe me
shqipen dykrenore në mes dhe bukës i thoshte buk dhe ujit i thoshte ujë. Kalorësi vazhdonte të kalëronte në trollin e
vet deri sa një ditë pa pritur dhe pa kujtuar ra në një rrah të kuq vdekje të
ngritur nga vëllai i madh Sllav i kalorësve të zinjë. Ky rrah i mallkuar e bëri
kalorësin e ri që ta martonte të vetëmen gjë më të shtrenjtë që kishte në jetën
e tijë, atë që e kishte shoqëruar që nga thellësia e shekujve e deri këtu, pra
motrën Dorentinë (LIRI) shum larg, nëntë male kaptuar. Nga ky rrah vdekje doli
murtaja e kuqe ku ia helmoi vëllezërit e tij, edhe këta bashkëudhëtarë të tij ndër shekuj e
mijëvjeçarë, bashkë me vëllezrit u helmua edhe kalorësi më i ri. Dorentinës i kishte dhënë besën se do ta gjente patjetër
kudo që të ishte dhe do ta rikthente përsëri në trojet e nënës dhe vëllezërve
të sajë dhe do ta kishte përsëri bashkëudhëtare nëpër shekujt e ardhshëm.
Murtaja e kuqe kalorësin e ri së bashku me pjesën më fisnike dhe elitare të
vllezërve të tij e degtisi nëpër humnerat më të errëta të jetës së përtejme,
për ti pamundësuar rikthimin në jetë. Nëpër humnerat e jetës së përtejme
kalorësi kaloi plot 50 vite pa mundur që të mbante besën që i kishte dhënë
Dorentinës. Një ditë të bukur kalorësi nuk duroi më por u ringjall dhe
fluturimthi u nis për të rikthyer Dorentinën, për ta kthyer në trojet e nënës dhe vëllezërve
të sajë, ashtu siç u kishte dhënë besën. Gjatë rrugës së kthimit kalorësi po aq
i ri dhe po aq i pashëm, trim dhe i zgjuar si gjithmonë me Dorentinën në vithet
e kalit të tij, vuri re një kolonë të kuqe që papritur u nda më dysh, ku njëra pjesë u
shëndrrua në ngjyrë blu kurse pjesa amë mbeti po ashtu si më parë e kuqe dhe sa
më shum po kalonte koha, kësaj të fundit po i dilte boja dhe dalngadalë po
shëndërrohej në rozë të hapur. Gjatë
rrugëtimit të tij në kthim së bashku me Dorentinën, kalorësi i ri shikonte një
pjesë të vëllezërve të tij që së bashku kishin vuajtur nëpër humnerat e jetës
së përtejme, që të ringjallur po shëndërroheshin në leva dhe periodikisht në tre ose katër
vjet në shtylla dhe kur pregatiteshin që të hënen të festonin, hidheshin tej
nga kolona fituese dhe liheshin që të ndryshkeshin. Më tutje sytë i zinin një
pjesë të vëllezërve që kishin mbetur gjallë dhe që kishin marrë ngjyrën e
murtajës që i kishte mbajtur 50 vjet me radhë, që po shëndërroheshin nga
dëshmitarë të rremë, në të penduar që pranonin të bashkpunonin me drejtësinë
dhe në pishtarë të demokracisë. Një pjesë tjetër nga ky kontigjent, nga ministra,
në kryetarë partishë, nga sekretarë të parë, kryetarë kooperativash, drejtorë
të rangjeve të larta, që shëndërroheshin në deputetë, ministra ose në kryetarë
të qeverisjes vendore, të "djathtë" të devotshëm. Pjesa kryesore e "elitës së
kuqe" shëndërrohej, nga drejtues të shërbimeve sekrete, në trafikantë armësh,
droge, cigaresh dhe më fitimprurësja, trafikantë të qenieve njerëzore
(trafikantë seksi). Nga origjina e trashëguar, një fjalë e mbajtën, dhe pse
sistemi ndryshoj, shqiptarët edhe pas njëzet vjetësh mbetën refugjatët e fundit
të Ballkanit në Europë, kjo jo për përfitim politik, por ju përshtatën
sistemit, për përfitim ekonomik, (edhe politikanët për këtë punojnë nonstop,
thënë shqip, ditë-natë). Pak më tutje
herë nipa e herë stërnipa të murtajës së kuqe të shëndërruar në ministra, që po
mallkonin murtajën e kuqe se sa "prapa" i kishte lënë. Diku tjetër nëpër salla
shikonte herë njërën pjesë të kolonës (të kuqt të shndrruar në rozë), që
bashkëvuajtësit e kalorësit të ri po i quanin "ata", (për këtë ngjyrë ishin të
pa dëshirueshëm), kurse pjesa tjetër e kolonës (blutë), që i quanin "këta",
herë leva që i shtynin përpara dhe herë shtylla ku mbështeteshin fort njëherë
në tre ose katër vjet. Më tutje kalorësi i ri shikonte dy pjesët e kolonës, që
në mënyrë periodike (në opozitë) u qanin hallin vëllezërve bashkëvuajtës të
kalorësit. Dy pjesët e kolonës, ç’do gjëje i dilin dhe vazhdojn ti dalin
pronarë, por vetëm njërën e linin dhe vazhdojnë ta lënë jetim, pra pa pronarë.
Ata që e ushqyen dhe e majmën këtë murtajë të kuqe me gjakun e vëllezërve,
elitë, bashkëvuajtës të kalorësit të ri dhe eshtrat e tyre i gdhendën për
fronin e pronarëve të kësaj murtaje.
Besoi se është e qartë se kush e
mbajti gjallë besën për 50 vjet, për të risjellë Dorentinën dhe kush e risolli. Ndërsa, për ta pritur dhe për tu çmallur, kush?...!

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Peisazh Shiu Vere n'Tiranë
- Në Emër Të Kanunit Apo....... Të Kaosit?
- Kaltërsia Trumfon
- Botën E Lindi Njeriu
- Le T'desë Harresa
- Dashnia E Parë
- Koha
- Dashtnia E Vërtetë
- Due T'rinez Dashtin
- Venlinja Ime
- Udhëtojm N'pelikulë
- Jan Tharmi Ksaj Toke
- T'mjellim Shpresë
- Engjujt I Vramë Ne
- Nanat
- Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
Komente 0