Preng S. Gjikolaj
Nanat
Erdhëm n'jetë pri jetës tyne,
nga dhimjet e tyne u ngjallëm ne.
N'prehën t'tyne mbështetëm krytë,
e nisëm udhën e jetës nga gjini tyne,
n'kraht e tyne s'pari hapëm sytë.
Prehni tyne asht shtrati ynë parajsë,
aty ku gjumi s'pari n'a i mylli sytë,
aty ku ende gjejmë prehje pa pagesë.
Çdo lëndim i yni,
n'ftyrën e tyne,
asht ni rrudhë ma shumë.
Çdo idhnim i yni,
n'floktë e tyne,
asht ni thijë ma shumë.
Çdo gëzim i yni,
n'sytë e tyne
asht ni dritë ma shumë.
Sytë e tyne myten n'lot idhnimi
kur ne nihemi keq.
Sytë e tyne lahen n'lot gëzimi
kur ne nihemi n'qef.
Udhëve t'ashpra t'jetës,
t'gëzimit e t'munimit,
n'rryma, kunrarryma e dallgë.
N'trastën e shpirtit,
bekimet e tyne,
e ma t'bukrat uratë
kurr s'na shterrojn.
Nan rrezet t'nxehta t'diellit,
n'a freskojn.
N'thellsi t'natës zezë,
udhët me dritë n'a i prarojn.
N'dit-netët e acarta n'suferinë,
akujt e zi n'a i shkrijnë.
Kur ato marrin udhën pa kthim,
drejt yllit tyne t'parajsës n'amshim.
Asgja me vehte nuk marrin,
veçse n'a lanë at ma t'bukrin bekim.
Nuk kërkojn asgja nga ne,
përveçse mi kry ni pikë loti,
dhe at grusht dhè,
siç e don zakoni.
nga dhimjet e tyne u ngjallëm ne.
N'prehën t'tyne mbështetëm krytë,
e nisëm udhën e jetës nga gjini tyne,
n'kraht e tyne s'pari hapëm sytë.
Prehni tyne asht shtrati ynë parajsë,
aty ku gjumi s'pari n'a i mylli sytë,
aty ku ende gjejmë prehje pa pagesë.
Çdo lëndim i yni,
n'ftyrën e tyne,
asht ni rrudhë ma shumë.
Çdo idhnim i yni,
n'floktë e tyne,
asht ni thijë ma shumë.
Çdo gëzim i yni,
n'sytë e tyne
asht ni dritë ma shumë.
Sytë e tyne myten n'lot idhnimi
kur ne nihemi keq.
Sytë e tyne lahen n'lot gëzimi
kur ne nihemi n'qef.
Udhëve t'ashpra t'jetës,
t'gëzimit e t'munimit,
n'rryma, kunrarryma e dallgë.
N'trastën e shpirtit,
bekimet e tyne,
e ma t'bukrat uratë
kurr s'na shterrojn.
Nan rrezet t'nxehta t'diellit,
n'a freskojn.
N'thellsi t'natës zezë,
udhët me dritë n'a i prarojn.
N'dit-netët e acarta n'suferinë,
akujt e zi n'a i shkrijnë.
Kur ato marrin udhën pa kthim,
drejt yllit tyne t'parajsës n'amshim.
Asgja me vehte nuk marrin,
veçse n'a lanë at ma t'bukrin bekim.
Nuk kërkojn asgja nga ne,
përveçse mi kry ni pikë loti,
dhe at grusht dhè,
siç e don zakoni.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Gjuha Shqipe
- Reth E Rrotull Ksaj Shqipnie
- Daradania E Pamvarun
- Prezantimi
- Dimni
- Vjeshta
- Unë Jetoj, Vetëm Me Ty
- Dashtnia E Vërtetë
- Kush E Solli Dorentinën Dhe Kush Po Çmallet
- N'mes T'oqeanit T'pa Busull, T'pa Rrema.
- Kur Malli T'marrë Për Mu
- Përrallë Me Personazhe Që Ende Ëndërrojnë
- Venlinja Ime
- Doktrina Shqiptare
- Lumit T’urakes
- Kurë?!!!
Komente 0