Sahit Osmani
Jam Ndryshimi...
Jam ndryshimi që hyj në mendjet tuaja
Mjafton të zgjoheni e të jetoni me mua
Pa druajtje krah për krah me njeriun e mirë
Me dashuri në zemër drejt ardhmërisë.
Jam ndryshimi rreth vetes kam mirësinē
Rrugë të reja do t'i hap njerëzores
Me dashuri e mirësi të përftoj dije
Të ngjitet lartësive pa pasaportën e kufijve.
Jam ndryshimi paqësor pa krismën e tytës
Jeta ime ku është e vërteta
Në zemër do t'i ushqej këngët e trimave
Në përmendoret shesheve
Jam me ndryshimin që ecën përpara e s'ndalet
Flakë do të ndizem që të arrij qëllimin
Nē flakërimën e fundit të shkëndijës së gjakut
Bëhem urë dashurie të kalojnë të tjerët.

Më shumë nga Sahit Osmani
- Të Paçim Përjetë O Trimi Ynë Diellor!
- T'i Kesh Gjerdan
- A E Dëgjon...
- Trungu Shqiptar
- Nëse Vdes
- Virusvrasësi I Zi
- Koha Në Udhëtim
- Fjala
- Ku Preket E Vërteta Fryhet Zjarri I Pushtetit
- Krojështerruar Ty Nuk Do Të Dua
- Gjuha Shqipe
- Kosova Në Marsin E 1999-Tës
- Një Herë E Përgjithmonë
- Liria Më Zuri Në Rrugë
- Drejtqëndrimi Yt
- Mirësinë Që Ke Në Zemër Ta Çlirosh
Komente 0