Sahit Osmani
Kosova Në Marsin E 1999-Tës
Dridhej toka si në një tërmet shkatrrues
lulet e sapoçelura vyshkeshin si nën brymë
Marsi i 1999-tës zezoi në Kosovë
Pranver lulëzoi me ajër të përflakur
zogjtë e uritur nga dega në degë
shikonin çerdhet, kur digjeshin pamëshirshëm,
përpëliteshin dhe binin përtokë.
Njerëzit e Kosovës në sy të botës
vdisnin trimërisht për truallin e atit
vdisnin trimërisht për dheun e mëmës
duke i ndaluar plumbat me trupin e tyre
të mos ua vrisnin fëmijët
Bota s'kishte fytyrë të merrte pjesë në dhimbjen e tyre.
Zemërimi e humbi durimin
filloi të bubullojë qiellit të turbullt
rrufeshëm t'i këpuste prangat e robërisë
për të aguar ditët e pavdekshme
për të shkëlqyer gjaku i lirisë
lulet e sapoçelura vyshkeshin si nën brymë
Marsi i 1999-tës zezoi në Kosovë
Pranver lulëzoi me ajër të përflakur
zogjtë e uritur nga dega në degë
shikonin çerdhet, kur digjeshin pamëshirshëm,
përpëliteshin dhe binin përtokë.
Njerëzit e Kosovës në sy të botës
vdisnin trimërisht për truallin e atit
vdisnin trimërisht për dheun e mëmës
duke i ndaluar plumbat me trupin e tyre
të mos ua vrisnin fëmijët
Bota s'kishte fytyrë të merrte pjesë në dhimbjen e tyre.
Zemërimi e humbi durimin
filloi të bubullojë qiellit të turbullt
rrufeshëm t'i këpuste prangat e robërisë
për të aguar ditët e pavdekshme
për të shkëlqyer gjaku i lirisë
Më shumë nga Sahit Osmani
- Gjuha Shqipe
- Krojështerruar Ty Nuk Do Të Dua
- Ku Preket E Vërteta Fryhet Zjarri I Pushtetit
- Fjala
- Koha Në Udhëtim
- Virusvrasësi I Zi
- Nëse Vdes
- Trungu Shqiptar
- A E Dëgjon...
- T'i Kesh Gjerdan
- Të Paçim Përjetë O Trimi Ynë Diellor!
- Jam Ndryshimi...
- Një Herë E Përgjithmonë
- Liria Më Zuri Në Rrugë
- Drejtqëndrimi Yt
- Mirësinë Që Ke Në Zemër Ta Çlirosh
Komente 0