Sahit Osmani
Gjuha Shqipe
Tridhjetë e gjashtë tinguj ngjizen në palcën e gjuhës
E vijnë me kumbim si ortekë bjeshkësh
E vijnë me jehona valësh kryengritëse
Të lumenjve të zbritur nga fushat me lule të Naim Frashërit
Në ato fusha bashkohen e krijojnë fjalë
Të ëmbla e të hidhura si vet jeta
Ashtit të moçëm i mëkojnë sythat
Ndër dej të gjakut qarkullojnë të papërlyera
Fjalët shpërthejnë nga e perëndishmja gjuhë
Me vrullin e zemrës, me ngrohtësinë e gjakut
Për ta krijuar trungun me rrezatim hyjnor
E fytyrën engjëllore të dalë nga Lufta e Trojës
Të ekspozuar në çdo varg homerik.
Gjuhë shqipe, ti zgjua bletësh
Fjalët tua pikojnë mjaltë dashurie
Ku shfaqen të stolosura me kurora dafine
Në fushat e lulëzuara të mendimit
Nëpër gurrat e freskëta të rrëfimit.

Më shumë nga Sahit Osmani
- Kosova Në Marsin E 1999-Tës
- Krojështerruar Ty Nuk Do Të Dua
- Ku Preket E Vërteta Fryhet Zjarri I Pushtetit
- Fjala
- Koha Në Udhëtim
- Virusvrasësi I Zi
- Nëse Vdes
- Trungu Shqiptar
- A E Dëgjon...
- T'i Kesh Gjerdan
- Të Paçim Përjetë O Trimi Ynë Diellor!
- Jam Ndryshimi...
- Një Herë E Përgjithmonë
- Liria Më Zuri Në Rrugë
- Drejtqëndrimi Yt
- Mirësinë Që Ke Në Zemër Ta Çlirosh
Komente 0