Sahit Osmani
Të Paçim Përjetë O Trimi Ynë Diellor!
Ka mbetur në vend pleqëria shqipe
Këndej dhe andej atdheut dy flamuj
Me qëndisma bukurie në udhë lufte
Të ndarë trimërie ilirisht me shekuj
Ka çue krye në vend djalëria shqipe
Nga froni ku qëndismat u ligjërojnë
Të zbresin të shkrihen në të vetmen
Në shpendin që në dy ngjyra vigjilon
Përshfaqet trimi trimërisht e hyjnor
I ligjëron kuvendit bukurinë e fjalës
Të shqipes nga epika dhe të sotmes
Mbushte sheshin kryetrimi nga lart
Të paçim përjetë o gjaku ynë diellor
Që na rrezaton sa herë kemi nevojë
Këndej dhe andej atdheut dy flamuj
Me qëndisma bukurie në udhë lufte
Të ndarë trimërie ilirisht me shekuj
Ka çue krye në vend djalëria shqipe
Nga froni ku qëndismat u ligjërojnë
Të zbresin të shkrihen në të vetmen
Në shpendin që në dy ngjyra vigjilon
Përshfaqet trimi trimërisht e hyjnor
I ligjëron kuvendit bukurinë e fjalës
Të shqipes nga epika dhe të sotmes
Mbushte sheshin kryetrimi nga lart
Të paçim përjetë o gjaku ynë diellor
Që na rrezaton sa herë kemi nevojë
Më shumë nga Sahit Osmani
- T'i Kesh Gjerdan
- A E Dëgjon...
- Trungu Shqiptar
- Nëse Vdes
- Virusvrasësi I Zi
- Koha Në Udhëtim
- Fjala
- Ku Preket E Vërteta Fryhet Zjarri I Pushtetit
- Krojështerruar Ty Nuk Do Të Dua
- Gjuha Shqipe
- Kosova Në Marsin E 1999-Tës
- Jam Ndryshimi...
- Një Herë E Përgjithmonë
- Liria Më Zuri Në Rrugë
- Drejtqëndrimi Yt
- Mirësinë Që Ke Në Zemër Ta Çlirosh
Komente 0