Sofia Nako Susac
Zjarrin Le Ta Shuajmë Bashkë
Pse më rri ashtu mënjanë dhe ul kokën, rri e heshtur,
përse s'afrohesh tek unë, sytë e tu të buzëqeshësh?
Bisedat janë të ndryshme, tregojmë mua ç'të mundon,
ndofta them ç'duhet të bësh, për atë që të shqetëson.
Nëse ti nuk më thua, do shqetësohem edhe unë,
s'dua të jesh në këtë gjëndje, sepse do mërzitem shumë.
Sytë e tu ndrijnë si të zjarrit, përse duhet që të digjen,
zemra shpesh kërkon një zemër, të ketë zjarr e të ndizet.
Aq' shumë sa ndrijnë sytë e tu, mos lë zjarrin të shkojë kot,
vajzë afrohu t'i puth sytë, zjarrin le ta shuajmë bashkë.

Më shumë nga Sofia Nako Susac
- Nga Një Fletë Ditari
- Atë Ditë Binte Shi
- Dhurata Më E Bukur
- Më Fal I Dashur
- Në Fund Të Ditës
- Çast
- Kur Merzitja Mblidhet Lemsh
- Magjia E Ndjenjës
- Dashuri Në Kohë Të Shkuar
- Ah...
- Bota Është Përmbysur
- Kur Dhimbjen Mban Për Vete
- Dua Te Ndez Errësirën
- Grisja E Hënës Më Djeg Shpirtin
- Atë Ditë Ishte E Hënë
- Eja Të Prekim Lumturinë
Komente 0