>
LETERSISHQIP
Sokol Haxhija

Dhimbje Pa Emër

Ma plase zemrën,
shpirtin ma plase.

Ma more qetësinë,
gjumin ma more.

Ma vrave shpresën,
dashurinë ma vrave.

M’i lidhe fjalët,
lotët m’i lidhe.

Më le në heshtje,
pa dritë më le.

Më le pa jetë,
pa frymë më le.
Për engjëjt që s’e panë kurrë botën.