>
LETERSISHQIP
Sokol Haxhija

Eja, Bir

Unë isha në heshtjen që nuk qetësonte
në pritjen që heshte dhe lutjen
Në boshllëkun që rrinte ulur në prehërin tim
Ti erdhe tek unë si një valë deti,
ma trazove "qetësinë" me butësinë tënde.
Ti erdhe si një puhizë qetësie,
që në shpirtin tim të lodhur gëzimin ma fale.

O prehër i ëmbël që shpresën ma ngjalle,
o strehë e qetësisë sime,
o gji i dritës që më mëson të dua.

Eja, bir,
bir,
eja.
"Për dritën që më mësoj të jetoj Përsëri" 2025