Sokol Haxhija
Në Hijen E Jetës
Nëpër netët pa dritë, ku heshtja më thërret,
endëm rrugëve bosh, në erën që s’flet.
E shpirti më dridhet, si gjethe në vjeshtë,
çdo hap që unë hedh më çon në humnerë.
U lodha nga ëndrrat që kurrë s’u bënë,
nga ditët që ikin si era në hënë.
Më pritën premtime, u shuan pa zë,
si yje që bien dhe treten në dhe.
Sa lotë kam derdhur? Askush nuk i di.
Sa plagë kam fshehur? As dhimbja se di.
Në sytë e një bote që veç me gjykon,
unë mbetem një hije, një zemër që rri.
E jeta më pyet: "Çfarë mbeti për ty?"
Një zemër e thyer, një shpirt pa strehë.
Në heshtjen e natës veç fryma më rri,
një kujtim i largët që shuhet ne pritje.
endëm rrugëve bosh, në erën që s’flet.
E shpirti më dridhet, si gjethe në vjeshtë,
çdo hap që unë hedh më çon në humnerë.
U lodha nga ëndrrat që kurrë s’u bënë,
nga ditët që ikin si era në hënë.
Më pritën premtime, u shuan pa zë,
si yje që bien dhe treten në dhe.
Sa lotë kam derdhur? Askush nuk i di.
Sa plagë kam fshehur? As dhimbja se di.
Në sytë e një bote që veç me gjykon,
unë mbetem një hije, një zemër që rri.
E jeta më pyet: "Çfarë mbeti për ty?"
Një zemër e thyer, një shpirt pa strehë.
Në heshtjen e natës veç fryma më rri,
një kujtim i largët që shuhet ne pritje.