>
LETERSISHQIP

Sytë E Tu

I kam parë një mijë herë sytë e tu
Në vargje dua  ti vizatoj,
por se kam aspak të lehtë...,
Një ditë më duken si deti  të kaltër
Ditën tjetër për çudi, si livadhe të blertë!

I shoh përherë të ëmbël  e të qeshur
Seç kanë një mister, një magji...,
Drita në to përthyhet si mbi diamant
Ndoshta është  sekret, që veç ti e di!

E mban mënd? Me ata sy më bëre për vete
Ndodhi një çast ashtu pa kuptuar...,
Në to lundroja si në të kaltrat dete
Mbi to barisja, si livadheve bleruar!

Ata sytë e tu janë vërtet të çuditshëm
Sa të bukur, kur qeshin plot katare...,
Akoma dhe më të shndritshëm...
Kur derdhin lot margaritar...!