>
LETERSISHQIP
Albërim Stojani

1 Prilli

Ja na erdhi tash një1 prilli
E të themi pak gënjeshtra,
Mos harro se gjuha eshtra s'ka
Por thyhen eshtra,

Nga momenti që thua gënjeshtra
S'mund të thuash të vërtetën,
Se gënjeshtra ta nxinë fytyrën
E' e vërteta ta zbardhë jetën,

Me gënjeshtra i bën dëm vetes
I bën dëm edhe vatanit,
Të gënjesh kot për hobi!
Bëhesh miku i shejtanit,

Me gënjeshtra je fans i shejtanit
Edhe nëse vet, i shpik të tona,
Mos harro se për gënjeshtra
Ai: shejtani është vet nona!,

Duke thënë gënjeshtra
Nëse mendojmë se dikush jemi?,
A nuk është më mirë
Të vërtetën ne të themi,

Duke gënjyer s'je as i fundit
Madje as ndër të parët!,
Mos u bëj ndër ata që Allahu thotë:
Mallkuar qofshin gënjeshtarët [51:10],

Gënjeshtra gradualisht
Të çon drejtë thashethemit,
Dhe së bashku me shejtanin
Përfundon drejtë Xhehenemit!,

Kur e sheh se gënjejnë njerëzit
S'është nevojë me i pas inat,
Por Lut Allahun e Madhërishëm
Për me t'rujtë nga ky sifat.
1/4/2021