Albert Habazaj
I Shkreti Zog...
Nuk është aq e bukur sa duket dëbora,
Nuk është aq e pafajshme sa na thonë,
Ta dini: ajo është katile e tmerrshme,
Ta dini: një zog i vogël dha shpirt në borë!...
Nuk fluturoi më dot në qiell me shokë,
Vocërraku kishte rënë në mes të rrugës,
I kishte ngrirë zemra simbolit të lirisë,
Përmbysur e gjeta kur kthehesha pas punës.
Në nënshtrimin e tij ndaj fatit, më dukej
Aq i mrekullueshëm, sa e mora në dorë,
E vendosa të prehej mes një gjelbërimi,
Iku nga jeta, i shkreti zog. Ah, moj borë!...

Është një poezi me motive të natyrës, ku, nëpërmjet trishtimit, shpreh një emocion të shpërfaqur, ndërtuar mbi një simbolikë domethënëse.
Një sarkazëm përzier me dhimbje përmes elementeve të natyrës, në një linjë sa artistike po aq dhembshurie.
Një sarkazëm përzier me dhimbje përmes elementeve të natyrës, në një linjë sa artistike po aq dhembshurie.
Komente 0