Albert Zholi
Babai I Katër Fëmijëve
-skicë letrare-
Pranë hotelit "La Mirazhe", mbështetur tek një trung peme, bisedonin të dy. Flisnim me zë të lartë, për ato që po ndodhnin në Shqipëri, të rrëmbyer nga të papriturat e dhimbëshme: vrasje, vjedhje, djegie- Flisnim me zë të lartë, të sigurtë për heshtjen përreth, por nuk kishim vënë re se pranë nesh na dëgjonte një burrë në mes të jetës, me flokë të rralla e me një shenjë në buzën e poshtëme. Në pamjen e parë na u duk njeri i mirë e hallexhi. Dhe ashtu ishte.
-Cfarë ju shqetëson?- e pyes më tepër për të mësuar se c’ishte ai e pastaj halli I tijë … Ai rrinte i heshtur, por për mirësjellje tha vetëm "Jam nga Vlora" dhe një lot I rëshkiti në faqet e rreshkura …
-Flisni, flisni pa ndrojtje –i foli shoku im.
Ai heshti përsëri kokëulur, u kapërcye në kombin e gushës, me zhurmën e gurit të hedhur në pus dhe foli:
-Të më falni për shqetësimin. Nuk do t’ju bezdisja po të mos ju dëgjoja kur flisnit... Thoshnit nga ato fjalë që kam edhe unë në shpirt. Shqipëria është hall i madh për të gjithë dhe të gjithë kanë nga një hall.
Ai heshti përsëri dhe përsëri vazhdoi ;
"Jam nga Vlora. Agim më quajnë. Para disa muajsh më vdiq gruaja nga zemra, në spitalin e Janinës. Kam mbetur me katër fëmijë të vegjël. Të madhin e kam 12 vjec e të voglin 13 muaj... Por jam i papunë dhe fëmijët i kam pa bukë. Agimi heshti përsëri dhe përsëri u kapërcye, sikur lëshoi në pusin e zemrës një gur.
Ne e kuptuam hallin e tij të madh. Fëmijët e tij s’kishin bukë... "Bukën e përditëshme falna o zot " Po Zoti akoma nuk i ka hedhur sytë nga ata katër jetimët e Agimit... E ndihmuam babanë e jetimëve me disa para sa kishim mundësi... Ai uli kokën, na falenderoi dhe na tha: "...Unë nuk di të lyp, di vetëm të punoj... të punoj për fëmijët e mi". "Puna për bukën e buka për të jetuar! Edhe kaq i mohohet njeriut?!
Mars 1997 Athinë

Më shumë nga Albert Zholi
- Nata Pa Hënë, Ose Ngjarje E Viteve 60-Të
- Në Ditët E Karnavaleve
- Shqiptarët Nëpër Botë, Kanë Një Gjak, Kanë Një Tokë...
- Çmimi Dhe Përçmimi
- Ç’Më Tregoi Nënë Janulla
- Zonja "Malboro"
- Nga Jeni Ju Zonjushë?
- Koketa
- E, Ç’I Duhet Shqipja?!...
- Folëm Me Gjuhën E Zotit
- Varri I Tijë Dy Kontinente...
- Xha Gaqoja
- I Verbri Nga Athina
- Ah! Beso, Beso
- Njeriu Që Vuan Ndershmërinë
- Zonja Nga Athina
Komente 0