Albert Zholi
Zonja "Malboro"
Vila ishte e rrethuar me mure të lartë, e më një portë rrëshqitëse elektrike. Brenda mureve një kopësht me gjithëlloj pemësh e lulesh. Vila ngrihej katër kate me ballkone të gjelbëruar e me dritare, dyer të veshur me xhama dritëthithës ngjyrë gjethe portokalli, . ë të dy anët e ndërtesës ishin vendosur dy kolibe ngjyrë limoni, ku ngrinin veshët e mprehtë dy qenë leshataorë. Në të djathtë shtrihej e futej thellë një garazh, ku një djaloshi veshur me kominoshe, pastronte pesë makinat "Mercedes –Bens" ku në plan të parë ndriçonin një ngjyrë bardhë e një ngjyrë mente…
Derën qëndrore e hapi një vajzë e veshur me përparëse e kordele të bardhë. Lindita e ndoqi pas vajzën me të bardha e u gjed në një sallon të madh, me kolltuqe të rëndë e shandanë, që ndriconin edhe të pandezur, me qylyma persianë, ku këmba fshihej e dukej, mes luleve ngjyrëndezura e me muret mbushur me piktura klasike, të bëra e të stërbëra me mijëra herë që nga jeta e piktorëve. Në një nga kolltuqet e rëndë afër oxhakut, ishte ulur Zonja. Këmbët i kish rënduar mbi njëra-tjetrën dhe një fustan i gjatë i kish fshehur gjithë bukuritë e tyre. Tymoste me përtaci cigare " Malboro", duke e hedhur cigaren nga njëra dorë tek tjetra, sikur gishtat e ngarkuar, me s’dihet sa unaza, të mos e duronin dot edhe atë send tymues. Lindita u afrua e ndrojtur.Gjithë ai luks i rëndë, me në krye Zonjën "Malboro" iu duk si në përrallat e Njëmijë e një Netëve.
-Mirdita!- e përshëndeti ajo greqisht.
-Mirdita!-ia ktheu zonja, duke lëshuar një shëllungë tymi të bardhë, nga goja, e duke i shëtitur sytë nga koka tek këmbët e Linditës. Lindita kishte një bukuri tërheqëse. Sapo e kish festuar 25 –vjetorin e jetës dhe një-vjetorin e martesës. Fëmijë nuk kishte. Dukej më tepër vajzë se nuse.
Zonja po ia fuste sytë e saj ku të mundëte: Në sy e në buzët gjysmë të çelura, në vrimat e veshit, e në qafën e bardhë e të shëndetëshme, në gjoksin e hedhur e në frymëmarrjen e ndruajtur, pastaj i ndaloi tek shuplakat e duarve dhe foli:
-E dini mirë greqishten?-Dhe zëri i saj u bë i fortë e ngacmues.
-Jo shumë mirë.Po mësoj çdo ditë me medodikë dhe fjalor. Di të komunikoj mirë në anglisht dhe italisht.
-Si? Anglisht dhe italisht’ Ku i ke mësuar?—Dhe zonja lëvizi të ndenjurat e trasha në kolltuk, bëri ndërrimin e këmbëve mbi këmbë dhe lëshoi bishtin e cigares në një tavolinë argjendi.
-Në universitet – foli më kurajoze Lindita, kam mbaruar shkollën e lartë për ekonomiste. Zonja e shtëpisë shfaqi një qeshje ironike në fytyrë, duke përdorur vetëm sytë dhe buza. Duke lëvizur muskujt e faqeve të tulta. Dhe foli:
-Universitetet shqiptare nuk pijnë ujë në Evropë – dhe lëvizi gishtat e dorës së majtë sikur donte t’i shlodhte nga pesha e të florinjtave, apo t’i tregonte shërbëtores me universitete se para gishtave të saj nuk kishte vlerë shkolla e lartë …Por përsëri pyeti, si për t’u siguruar, për ç’kish dëgjuar.
-Dhe sa vjet shkollë keni kështu??
-Gjashtëmbëdhjetë dhe një vit pasuniversitar, gjithsej shtatëmbëdhjetë – ia numëroi Lindita, për të lënë zonjën të shtypte trurin në llogaritje.
Makinën larëse dini ta përdorni?-pyeti përsëri Zonja –
-Po!- u përgjigj shkurt Lindita.
-Po fshesën me korent – pyeti përsëri Zonja, sikur donte që një nga pyetjet e saj të dilte mbi dijet e shqiptares së ditur.
-Po, di ta përdor edhe fshesën elektrike – u përgjigj përsëri shkurt Lindita.
-Gjëra të tilla kishit në vendin tuaj?
-Makinë larëse, gati, ka çdo familje. Unë kam patur edhe fshesë elektrike – e sqaroi Lindita, duke ndenjur, ashtu, në këmbë, si në provimet e shkollës.
-Po këtu ç’ke mësuar?-pyeti përsëri Zonja, duke pritur përgjigjen që donte.
-Edhe këtu kam mësuar shumë gjëra, në radhë të parë si të punoj në shtëpi zonjash e si t’i respektoj Zonjat…
Zonja qeshi për herë të parë me faqet e tulëta dhe u ngrit nga kolltuku.

Më shumë nga Albert Zholi
- Nga Jeni Ju Zonjushë?
- Koketa
- E, Ç’I Duhet Shqipja?!...
- Folëm Me Gjuhën E Zotit
- Varri I Tijë Dy Kontinente...
- Xha Gaqoja
- I Verbri Nga Athina
- Ah! Beso, Beso
- Njeriu Që Vuan Ndershmërinë
- Zonja Nga Athina
- Barba Mihali Me Gjuhën E Konicës
- Xhina Quhem
- Përçmimi
- Fjalët E Plumbta
- Piktori I Vogël
- Glifadha Vajza Shqiptare Dhe Deti
Komente 0