Albert Zholi
Folëm Me Gjuhën E Zotit
Trageti u nis nga Pireu për ishullin Selamina. Mund të thuash se Salamina është një hark ylberi larg Athinës.
Trageti rrëshkiste si i përgjumur ose ashtu na dukej ne, që rrinim përballë njëri-tjetrit bisedë për ishullin e afërt...
Udhën e bëja së bashku me një shok...Fliste ai për historinë e ishullit. Flisja edhe unë për ato q ë dija, sidomos për luftërat që ishin zhvilluar në ishull. Pranë nesh zuri vend një mesoburrë, në dukje, por që mund t’i kishte kaluar të gjashtëdhjetat. " Shumica e grekërve nuk e tregojnë moshën, e fshehin nën lëkurë"... Prania e të ardhurit bëri që ne ta ndërprisnim bisedën. Ai e vuri re shqetësimin tonë dhe na foli në shqip:
-Flisni, flisni...Unë kënaqem kur dëgjoj gjuhën shqipe! – dhe buzëqeshi.
Ne u pamë sy më sy, sikur donim të thoshnim dicka, por nuk folëm.
-Jam arvanitas – foli i treti, duke parë hutimin tonë, banoj në Salamina. Jemi mbi katër shekuj të ardhur, por në iushull një shekull kemi … Në shtëpi e flasim gjuhën tonë, ndaj e kemi mbajtur gjallë brez pas brezi …Salamina ka shumë arvanitas, por disave u ka vdekur gjuha …Unë nuk e lash të më vdesë …Kur të parët tanë e sollën të gjallë deri këtu, si mund ta lë unë?!...Edhe fëmijtë e mi s’do e lënë …Njeriu vdes nga Perëndia, por fjala jo… Gjuhën e kemi nga Zoti …Sa mirë që e flisni! Flisni se dua t’ju dëgjij...Unë do ju them një këngë për gjuhën tonë, që e këndojmë ne në ishull:
" Gjuha arvanitshe,
Është trimërishte.
E fliste bukur i pari,
Trimi Marko Bocari..."
Të tre qeshëm, kënduam e folëm në gjuhën e Zotit...

Më shumë nga Albert Zholi
- Varri I Tijë Dy Kontinente...
- Xha Gaqoja
- I Verbri Nga Athina
- Ah! Beso, Beso
- Njeriu Që Vuan Ndershmërinë
- Zonja Nga Athina
- Barba Mihali Me Gjuhën E Konicës
- Xhina Quhem
- Përçmimi
- Fjalët E Plumbta
- Piktori I Vogël
- Glifadha Vajza Shqiptare Dhe Deti
- Athina Dhe Kënga Shqiptare
- I Kam Borxh Jetën
- Përse Të Venë Nga Deti Mendimet Zemra Ime?!
- Petagogu
Komente 0