Albert Zholi
Nga Jeni Ju Zonjushë?
-skicë letrare-
Sa më shumë ju njoh, aq më shumë më cudisni ju shqiptarët – më tha Jani, pronari I kioskës " Everest", duke më ofruar gazetat e ditës.
-Ke ndonjë të vecantë?- e pyeta unë, -se ti je si mulliri i kafesë këtu, që kokrrat venë nga venë e këtu rrotullohen, vazhdova në pritje të " cudisë" së Jani Planopullos.
Dhe ai nisi të më tregonte:
"...Kam bërë cudi me një vajzë të bukur, aty tek të 18-tat. Vinte cdo ditë e lexonte gjithë titujt e gazetave. Nga një hetë ndalonte e lexonte më gjatë...E niste nga gazeta greke e mbaronte tek ato shqiptyaret...Në fillim nuk më bënte përshtypje, por ajo vazhdoi kështu me muaj...Cdo ditë e cdo ditë të nëjtën gjë: e niste nga gazeta greke e shtet më shtet mbetej tek gazeta shqiptare... Nuk mu durua dhe një ditë e pyes.
-Nga jeni ju zonjushë?
Ajo më pa drejt në sy dhe foli zë ëmbël.
-Nga Shqipëria!
Unë mbeta. Nuk prisja që gjithë ai portret bukurie të ishte shqiptare,
-Dini ndonjë gjuhë të huaj, vec greqishtes?-se greqishten e fliste më mirë sec e shkruajnë gazeta tona...
Ajo me delikatesë fluture, mori nga një gazetë, aty ku ishin dhe nisi të lexonte. Lexoi në fillim greqishten, pastaj në anglisht, frëngjisht, italisht e së fundi në gjuhën e saj të lindjes. Lexonte e qeshte me sy, se buzët i kishte të zëna, me ato gjuhë që mua më cuditën. Fjalët e saj mua më vinin në vesh me harmoninë e një kënge.
Iku, duke më përshëndetur në gjuhën e saj, sikur donte të më thoshte akoma.
" Jam shqiptare!"
Iku me flokët e verdha që i hidheshin mbi supe.
Dhe prej asaj dite nuk erdhi më.
Hë, ç’të mos çuditesh?! Sa më shumë ju njoh, aq më shumë më çudisni ju shqiptarët..."

Më shumë nga Albert Zholi
- Koketa
- E, Ç’I Duhet Shqipja?!...
- Folëm Me Gjuhën E Zotit
- Varri I Tijë Dy Kontinente...
- Xha Gaqoja
- I Verbri Nga Athina
- Ah! Beso, Beso
- Njeriu Që Vuan Ndershmërinë
- Zonja Nga Athina
- Barba Mihali Me Gjuhën E Konicës
- Xhina Quhem
- Përçmimi
- Fjalët E Plumbta
- Piktori I Vogël
- Glifadha Vajza Shqiptare Dhe Deti
- Athina Dhe Kënga Shqiptare
Komente 0