Albert Zholi
Ç’Më Tregoi Nënë Janulla
-skicë letrare-
Nënë Janulla nga Saranda, më tregoi një ngjarje tronditëse: "... Në kohën e luftës italo-gtreke, në fshatin tonë erdhën shumë ushtarë grekë.Vinin e iknin e vinin prapë, sic kishin punën e si u vente lufta me italianë.
Ishim mësuar me ta, sikur të ishin nga fshati, apo nga fshatrat aty afër. Por ajo që ndodhi në prill të vitit 1941 nuk e harroi dot kurrë. vetëm kur të mbyll sytë në e harrofsha. Në lumin Pavëll, prapa fshatit, ndodhi një ngjarje e hidhur. Një varkë me pesë ushtarë grekë u përmbys nga valët dhe njëri nga ata të pestë u mbyt. Në prill lumenjtë janë të egër si xhinde. E kërkuan e kërkuan shokët, por nuk e gjetën dot. Xhindët e lumit kushedi se ku e kishin fshehur?!...Mbas disa ditësh unë e gjeta grekun e mbytur. Poshtë, shumë poshtë nga vendi ku qe përmbysur varka. Ishte ashtu sic kishte rënë. Cantën e kishte akoma të lidhur në kurriz, si e mbajnë ushtarët. U bëra e fortë, s’kisha c’të bëja. E mora të mbyturin dhe e varrosa aty anës lumit, tek varri që e hapa me këto duar. Në cantën e shpinës gjeta ca dokumenta, që tregonin se ai ishte oficer –mjek rreth të njëzetë e pesave. Familja e fliste Taqi por emrin e vërtetë e kishte Jorgo Vulos. Ishte edhe i fejuar. E fejuara quhej Vasiliqi. Në letrat që i dërgonte, edhe ajo i fliste Taqi Ishte nga nga Anarkon ( Kriti).
Kaluan vite. Taqi më dilte në ëndërr … Sikur ngrihej nga varri dhe vinte lart në fshat i veshur me të bardha. Disa herë kështu më delte në gjumë...Atëherë së bashku me disa njerëzit e mi, e hapëm varrin anës lumit dhe eshtrat e tij i varrosëm afër shkallëve të kishës së fshatit. E premte ishte kur e rivarrosëm tek kisha. Ishin festat e Pashkës së Madhe. E rivarrosëm sic i takon një të krishteri …Por akoma e kisha brengë dhe brengë e kam, Familja e tij nuk ka ku të derdhë lotët, ku të ërë një tufë lulesh. Pas dy vjetësh, erdhi një grua greke dhe e kërkoi, por ato ditë unë nuk ndodhesha në fshat. Dhe pastaj heshtje.
Nënë Janulla, që dikur ishte vajzë tashti pas 55 vjetësh, është e thinjur dhe e plakur. Kur tregon i dridhet zëri. Brenda gjoksit të saj, ka një jetë që mban atë varr të humbur, që vetëm ajo e di. Kujt t’ia hapi atë varr? Kush do t’i marrë ato eshtra? Apo nënë Janulla do vdesë me varrin e grekut në gji???...

Më shumë nga Albert Zholi
Komente 0