>
LETERSISHQIP
Albert Zholi

Çmimi Dhe Përçmimi

-skicë letrare-


Si dy torba që njeriu i mban gjithmonë me vete janë Cmimi dhe Përcmimi...Si dy torba që mbushjen nga të tjerët me cmim apo përcmim për të...Dy torba varura në qafën e secilit: Torba e cmimit varet nga qafa prapa shpine, ndërsa torba e përcmimit varet nga qafa para gjoksit...Dhe njerëzit e cmojnë dhe e përcmojnë njeriun... e ai ecën në udhët e jetës me dy torbat e varura në qafë... E torbat mbushen e rëndohen se njeriu kërruset e përthyhet deri sa shkon në varr me dy torbat e padukura në qafë...

Po, pse kërruset e përthyet i ziu njeri?!... Se torba e përcmimit i rëndon e i rëndon sa i zë frymën?1...

Po brenda tijë c’ndodhi?...

Brenda mushkërive të cdonjërit gjendet cmimi e përcmimi. Njëra mushkëri e mbushur me cmimin dhe tjetra mushkëri me përcmimin...Disa kanë më të zmadhuar mushkërinë e cmimit, dhe këta janë më të rrallët. Disa kanë më të zmadhuar mushkërinë tjetër, atë të përcmimit dhe këta janë me të kudo ndodhurit... Disa kanë ekuilibër mushkërish me çmimin e përçmimin në një frymëmarrje e frymëmarrje harmonike, dhe këta janë fare më të rrallët...

...Dhe njerëzit frymëzojnë me mushkëritë e tyre dhe cmojnë apo i përcmojnë njerëzit...

Dhe torbat e njeriut mbushen me cmimin e përcmimin e jetës...

Pse kërruset e përthyhet i ziu njeri??...