Albert Zholi
Shqiptarët Nëpër Botë, Kanë Një Gjak, Kanë Një Tokë...
-skicë letrare-
Pranë kioskës " Everest", ku shiten gazeta shqiptare, një grua me moshë mbi gjysmë jete, mbante një gazetë " Vllazërimi" në dorë e dic tregonte. U afrova më dhe vura re fotografinë e një nuseje me një automatik në duar...Ajo tregonte nusen nga Tepelena, që mbante automatikun në vend të luleve të dasmës dhe sytë i ndrisnin nga lotët...
-Është e vërtetë kjo fotografi, dje kam ardhur nga Shqipëria...Andej janë tharë lulet, janë djegur e janë vrarë nga plumbat e baruti. Në Shqipëri po bëhej luftë...Luftë kundër djajve e djallit s’duket, s’dihet nga të del nga të del dhe të prish dasmën, të vret gëzimin, ndaj edhe nuset mbajnë armë në duar...Janë armë për jetën ato, mor djem, nuk janë armë vdekje...
-Keni ardhur për ndonjë hall këtu?- e pyeti një zë.
-Kam ardhur të takoj djalin. Edhe ai është martuar. Këtu u martua e dasmë nuk bëri, se unë nuk mund të vija dot. Sa brenga kanë nënat?!...
U dhemb zemra, kur nuk i bëjnë dot dasmat si duan…Andej bëhet luftë por edhe këtej e kemi mendjen se në dhe të huaj jeni, keni një mijë halle…
-Do të rrini ditë, apo nuk ktheheni më?- pyeti një zë tjetër.
-Dua të rri por…
-Nga jeni ju nënë?- e pyes unë, si për të plotësuar portretin e saj.
-Nga Fieri jam mor bir, por s’ka rëndësi nga jam. Nga gjithë Shqipëria jam shqiptare …Vendi ynë ka mbetur aq I vogël sa nuk thua dot se nga je. N a copëtoi bota e na la sa një dorë, është turp të zsihen gishtat me njeri-tjetrin...Jemi si gishta e një dore...Pastaj na hodhi sytë të gjithëve dhe vazhdoi: "Një gjë ju them sidomos këtu në mërgim, mos bëni ndarje veri-jug, sic duam të bëjnë ata lart të kolltukut…jeni të gjithë vëllezër të një gjaku.
Shqiptarët nëpër botë,
Kanë një gjak, kanë një tokë…
Nga veriu gjer në jug,
jemi degë në një trung
I recitoi këto vargje, me një pasion aktoreje. Na përqafoi të gjithëve dhe iku, duke na uruar mbarësi, mbarësi...

Mars 1997
Më shumë nga Albert Zholi
- Dua Një Flamur Shqiptar
- Vjeshta Dhe Ti
- Gjuha Jonë Sa E Mirë
- Ç’Më Tregoi Nënë Janulla
- Arat Po I Lënë, Po Marrin Kurbetin
- Bisedë Me Një Rus
- Në Një Mbrëmje Vallëzimi Në Shkollë
- Babanë Nuk E Njoh, Nënën Ma Quajnë Irini
- Bixhozxhiu
- Biondina E Shpenguar
- Barba Mihali Me Gjuhën E Konicës
- Zonja Vasilika
- Babai I Katër Fëmijëve
- Atë Natë
- Artemisa
- Artani
Komente 0