>
LETERSISHQIP
Alesja Kamberaj

Kur Heshtim

Ka ditë kur fjala bëhet peshë,
e heshtja flet më shumë se ne,
kur sytë kërkojnë një horizont
që s’ka më ngjyra — veç mjegull e dhe.

Ecim, si hije që kërkojnë dritë,
me zemrën e mbushur me gjëra të pathëna,
çdo hap na sjell më pranë kujtimeve
që i kemi dashur… por s’na deshën mjaftueshëm.

Në shpirtin tim ka një karrige bosh,
për dikë që s’erdhi kurrë,
por gjithmonë e lashë vendin gati,
siç lihen ëndrrat hapur, në ditet me gure

Por jeta — ajo nuk pret shumë,
ajo ecën, e ne me të…
dhe mësojmë t’i duam gjërat që s’kemi,
siç duam një shi që s’na lag kurrë.