Alesja Kamberaj
Vetmia Në Dritare
U ula në heshtje, pranë dritares,
ku nata zbriste pa fjale, pa zë,
errësira futej thellë në mendime,
si hije që vijnë dhe s’iken më.
Hëna më pa me sy të ftohtë,
si të më njihte, po s’më fliste dot,
ajo ishte shoqe në këtë vetmi,
në një botë pa zhurmë, pa dashuri.
Mendimet më sillnin prapa në kohë,
kur zëri yt më ngrohte si një breg në pranverë,
por tani, në heshtje, jam unë dhe kjo hënë,
dhe dritarja që dridhet nga era e rëndë.
Vetmia është mike që s’më tradhton,
ajo më flet, më mban, më mbulon,
në çdo varg, në çdo rrahje të zemrës sime,
është një dritë e zbehtë që nuk shuhet kurrë në mendime.

Komente 0