>
LETERSISHQIP
Alesja Kamberaj

E Mbajta Brenda

Ishim shokë, si motër me vëlla,
çdo hap bashkë, çdo ditë pa nda,
bënim shaka, qeshnim pa masë,
po zemra ime po fliste në heshtje… më fliste pa zë, me frikë që plasë.

Ti më shihje si shoqen e ngushtë,
unë të shihja… e më dridhej gjoksi, mushkë,
se ndjeva diçka që s’e prisja kurr
jo më si vëlla — por si dikush që ta merr frymën lehtë.

Ti më thirre “motër”, unë thashë “po”,
po brenda u thye diçka që s’do,
se s’isha më ajo vajzë me fjalë të thjeshta,
të doja në heshtje — e fjala m’u ngjit në buzë si premtim që mbeska.

S’e thashë kurrë, se më trembte fundi,
po fundi erdhi — dhe iku pa mundi,
tani s’as shokë, as fjalë, as pranë,
e hëna më sheh, e më thotë: “Ku janë?”

Ti ike pa parë ç’fsheha në sy,
një ndjenjë që digjte, po s’e shihje me aty,
e mbajta brenda, e mbylla me çelës,
po çelësi u humb kur ti zgjodhe të jesh veç një emër i vjetër

Sot kalon si i huaj, e më sheh pa ndjesi,
po unë s’të urrej — më dhe më shumë se çdo njeri,
më mësove se dashuria s’ka gjithmonë kthim,
sidomos kur lind nga një shoqëri… dhe vdes në trishtim.