>
LETERSISHQIP
Alesja Kamberaj

Te Ruaj Ne Zemër

Nuk të thashë kurrë çfarë ndjeja për ty,
fjalët u ngelën në buzë, pa gjetur një sy.
Por ajo që ishte, s’ishte e kotë,
ishte një ndjenjë e pastër — pa kushte, pa lot.

Tani rrugët ndahen, për pak a për shumë,
por unë s’të mbaj më me mall, as me gjurmë.
Të mbaj me buzëqeshje, si diçka e bukur,
si një pranverë që s’kthehet, por lë erë të butë.

S’e di ku je, po shpresoj të jesh mirë,
të qeshësh me diellin, të mos ndjesh trishtim.
Se kur dikë e do me të vërtetë në shpirt,
e do edhe larg, e do pa kushtrim.

Nuk të kërkoj më, as s’të pres çdo ditë,
por një copë e vogël prej teje më rri ne shpirt.
Në zemër, pa zhurmë, në një qoshe të qetë,
si kujtim i një ndjenje që lindi për jetë.