Alesja Kamberaj
Shpirt I Mbyllur
Ti s’më flet, por unë të ndjej,
çdo ditë më djeg, s'më shkon si dje.
Një fjalë të thjeshtë s’ma the kurrë,
por prapë më vjen si era në gjumë.
Të shoh nga larg, më dridhet shpirti,
një ndjesi që s’e ndal as kripa e detit.
Ndoshta s’më do, ndoshta s’më njeh,
por zemra ime s’pyet se çfarë ke.
Më vjen të të shkruaj, pastaj të fshij,
se frika më thotë: “Mos e lëndo as nji çikë.”
Por ç’faj kam unë që malli më djeg,
kur s’të kam afër, çdo ditë më tret.
Unë s’dua më shumë, veç një përshëndetje,
si dikur kur më shihje me një buzëqeshje.
E nëse kjo zemër të duket si lojë,
ta dish: nuk të shkrova për asnjë tjetër… veç ty te mendoj.

Komente 3