Alesja Kamberaj
Ndjenjë Që S'dua Ta Pranoj
E dua, po s’e di a më do,
zemra më flet, mendja më thotë “jo”,
mes fjalës që digjet e asaj që s’thuhet,
jeta më mban pezull, shpirti më lëkundet.
E dua, por s’dua ta pranoj,
se frika më thotë: “Mos u dorëzo”,
nëse e them e s’më kthehet ndjenja,
si do ta mbaj unë këtë heshtje brenda?
Në sytë e tij kërkoj një shenjë,
një buzëqeshje, një fjalë që vlen,
por përgjigjja humbet në ajër,
si zemër që pret… e s’gjen krahë.
Ta dua në heshtje apo ta them me zë?
Të rri e fortë apo të bie për të?
Se zemra s’di të dojë me masë,
ajo do ose gjithçka… ose plas.
Dhe unë rri mes “po”-së dhe “jo”-së,
mes shpresës që lind e frikës që vret,
e dua, edhe kur s’duhet ta dua,
edhe kur zemra më lutet: “
zemra më flet, mendja më thotë “jo”,
mes fjalës që digjet e asaj që s’thuhet,
jeta më mban pezull, shpirti më lëkundet.
E dua, por s’dua ta pranoj,
se frika më thotë: “Mos u dorëzo”,
nëse e them e s’më kthehet ndjenja,
si do ta mbaj unë këtë heshtje brenda?
Në sytë e tij kërkoj një shenjë,
një buzëqeshje, një fjalë që vlen,
por përgjigjja humbet në ajër,
si zemër që pret… e s’gjen krahë.
Ta dua në heshtje apo ta them me zë?
Të rri e fortë apo të bie për të?
Se zemra s’di të dojë me masë,
ajo do ose gjithçka… ose plas.
Dhe unë rri mes “po”-së dhe “jo”-së,
mes shpresës që lind e frikës që vret,
e dua, edhe kur s’duhet ta dua,
edhe kur zemra më lutet: “
Komente 0