>
LETERSISHQIP
Alketa Lamaj

Më Duaj Me Këmbëngulje

Si mysafirë, kalimtarë që jemi,
Të gjithë një vend të sigurt e kemi,
Një ditë, një ditë të gjithë do ikim,
Rruga pa kthim na pret..

Kështu që...
Sa me kini...
Mirë më mbani,
Më vlerësoni, respektoni, doni.

Se me pas, kur të iki...
Asnjë gjë nuk ka më vlerë,
S'ka vlerë më as të më qani.
As të çirreni, shpërfytëroheni, torturoheni!

As zi për mua s'dua të mbani,
Sepse e zeza veç zi sjellë,
E asgjë të mirë nuk përcjellë.
Dhimbjen s'ta zmadhojnë, zvogëlojnë këto?!

Nuk dua as të shpërndani fotot e mia,
Aq më keq të bëni postime të bukura,
Thua se mund t'i shikoj dhe lexoj?!
E mund të më mrekullojnë?!

Njeriun respektoje dhe duaje sa e ke!
Duajini të gjallët me këmbëngulje!