Aurela Tafa
Gjyshes
E kerrusur, në të zeza
Si korbi, - llahtar.
Sa dhimbje,sa brenga,
shushatur për varr
Sa helme ne shpirt,
sa thika mbi shpinë,
sa pakëz gezime,
dhe prap pelegrine.
Sa halle dhe mendime,
fytyrë e rrudhët.
Lumturia e kërkuar,
dëshirë e squllët.
Kockë e fortë,
e moçme sa jeta
Mençuri e gjallë,
plot truke te vjetra.
Veshur si korb,
por zemrën pëllumb.
Me sy të përlotur,
që s’plaken kurrë.
Me flokë të thinjur,
me endrra qe flejne.
Me buze qe peshpërijnë
dhe kurrë s’gënjejnë.
Rini e humbur,
nostalgji pa fund.
Bukuri qe shuhet,
mall që të bën shkrumb.
Dritare e hapur
e pleqërisë,
si qiriri që shuhet
prej agonisë!
Si korbi, - llahtar.
Sa dhimbje,sa brenga,
shushatur për varr
Sa helme ne shpirt,
sa thika mbi shpinë,
sa pakëz gezime,
dhe prap pelegrine.
Sa halle dhe mendime,
fytyrë e rrudhët.
Lumturia e kërkuar,
dëshirë e squllët.
Kockë e fortë,
e moçme sa jeta
Mençuri e gjallë,
plot truke te vjetra.
Veshur si korb,
por zemrën pëllumb.
Me sy të përlotur,
që s’plaken kurrë.
Me flokë të thinjur,
me endrra qe flejne.
Me buze qe peshpërijnë
dhe kurrë s’gënjejnë.
Rini e humbur,
nostalgji pa fund.
Bukuri qe shuhet,
mall që të bën shkrumb.
Dritare e hapur
e pleqërisë,
si qiriri që shuhet
prej agonisë!
Dedikuar gjyshes sime të mirë,që tani është bër engjëlli im mbrojtës! 2007
Komente 3