>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Vehtes

Sot... u zgjova me nje mall per ty,
vetja ime…
Mall dhe faj që me rëndon në kraharor,
i paduruar.
E ndjej... dhe më vjen turp qe nuk të kam dashur
ashtu siç ti ke merituar.

Me fal…
Me fal që të kam detyruar të heshtësh,
kur ke dashur te shperthesh ne te qara.
Me fal qe te kam lene pas,
të zvarriteshe nepër cepa,
e të kam dendur me të shara.

Më fal….që s'të kam mbrojtur kur bota ta gervishtte shpirtin
e une rrija ne heshtje.
Më fal që edhe kur të gjithë i kishe kundër si rrebesh,…
une te mbysja me verejtje.

Më fal që të kam shtypur,
te kam ndrydhur,
vetëm e vetëm që, para të tjerëve,
të dukeshe "normale".

Me fal qe…kur ti bertisje brenda meje,
unë ta kyçja “derën” dhe të thoja
"Hë se do kalojë... s'ka gajle."

Më fal për ato here që te kam detyruar të bëheshe dikush tjetër.
Sa herë të kam quajtur te gabuar, te kam lenduar, te kam poshteruar
më shumë se kushdo tjetër...
Ohh….me fal.

Por sot... jam këtu për ty.
Me zemër, sinqerisht, pa pritshmëri.
Thjesht...

Nuk dua me te te ndryshoj.
Dua te mesoj të të dua kështu si je:
e lënduar,
por e bukur.
E thyer,
por ende e gjallë…

Dua që me bindje,
të më thuash një ditë;
"Faleminderit qe mè mesove
te jetoj pa frikë."
Le ta falim veten dhe….ta pranojmë.
Qershor 2025