Aurela Tafa
Si Feniksi
U thyeva dikur ne shumë copëza,
Te endura nepër kohë e nëpër vite.
E pashë veten të rrënuar,
E pashë shpirtin te më zvarritej.
Por fillova unë t'i mbledh ngadalë
Copëzat e humbura të vetes sime.
Nga errësira fillova, në dritë t'i nxjerr, Dhimbjen ta zbus me ledhatime.
Në heshtje i qepa plagët e mia
Me fije të shpresës dhe të durimit.
Çdo lot që derdha u bë një yll
Qe rrugën ma ndriçoi drejt vetshërimit.
Nga dhimbja nisa unë te krijoj
Një vete të re, plot dashuri.
Nga hiri u ringrita e pamposhtur,
Si feniksi - me shpirtin në madhështi.
Te endura nepër kohë e nëpër vite.
E pashë veten të rrënuar,
E pashë shpirtin te më zvarritej.
Por fillova unë t'i mbledh ngadalë
Copëzat e humbura të vetes sime.
Nga errësira fillova, në dritë t'i nxjerr, Dhimbjen ta zbus me ledhatime.
Në heshtje i qepa plagët e mia
Me fije të shpresës dhe të durimit.
Çdo lot që derdha u bë një yll
Qe rrugën ma ndriçoi drejt vetshërimit.
Nga dhimbja nisa unë te krijoj
Një vete të re, plot dashuri.
Nga hiri u ringrita e pamposhtur,
Si feniksi - me shpirtin në madhështi.
Komente 0