>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Shiu I Verës

Një shi i lehtë nisi të bjerë
Këtë mëngjes të hershëm,
E shoi vapën e verës ndezur
Dhe shpirtin tim të ndjeshëm.

Parmakëve, kur piklat bien,
Ashtu butësisht si melodi,
Më zgjuan endrra dhe kujtime,
Më kthyen pas ne femijeri.

Ja dhe shega ku unë rri përherë,
Shiun ka pritur me padurim,
Cicërojne mbi të ca zogj të lagur,
E çohen fluturimthi me rrembim.

Lëkunden lehtë gjethet e saja,
Dhe kokrrat sheges i shkëlqejnë,
Rreshket mbi to ky shi i butë
Dhe gjallërin ngadalë rikthenë.

Nje arome e ngrohte nga toka ngrihet,
Shiu anë e mbanë çdo gjë ka freskuar,
Përjetime të moçme sa vetë jeta,
Ketë mëngjes ky shi ka zgjuar.
18 Korrik 2025