>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Dëgjo O Dritëz E Bekuar

Dëgjo o dritëz e bekuar,
O bija ime, o mrekulli,
Po të them veç dy fjalë zemre
Dhe merri, mbaji përherë në gji.

Mos lejo kurrë kët’ botë të ndyrë
Të ta përdhosë at’ çiltërsi,
Mos e lejo këtë botë mizore
Të ta bëjë shpirtin lëmsh e li.

Dëgjom o dritë e shpirtit tim,
O bija ime, o dashuri,
Duaje fort veten, por dhe të tjerët —
Mos bjer në gracka,
Në poshtërsi.

Dëgjoje zemrën, lejoje dritën,
Se terri është i egër shumë.
Gjithmonë beso në mrekulli,
Se mrekullitë të vijnë si lumë.

Dhe pastërtinë e zemrës tënde
Ruaje përherë siç je tani.
Mos të të vijë turp, as mos ngurro
Të mbetesh në shpirt gjithmonë fëmijë.
31 Korrik 2025