Aurela Tafa
Bota Brenda Meje
Është një botë e tërë brenda kokës sime,
por askush s’e di se çfarë ndodh aty.
Sa shpesh ndërrohen ndjesitë, kuptimi, këndvështrimet…
Ja, dje të urreja, sot ndjej mall për ty.
S’po mundem dhe nuk di ta shpjegoj me fjalë
si ndodhin këto gjëra, dhe më vjen çudi.
Por ndoshta faj ka zemra,
dhe unë nuk kam faj që ndodhin kaq papritur këto pabesi.

Komente 0