Aurela Tafa
Nuk Ke Se Si Ti Dish Të Gjtha Këto
Ahh, ti se di
sa shigjeta plot helm mbart kjo zemër
që në kraharor e mbaj.
Më sheh tek qesh
dhe mendon e lumtur jam.
Ahh, ti se di
në ç’dete të egra stuhish noton ky shpirt,
që si një varkë e lodhur
në asnjë breg nuk gjen liman.
Ti më sheh që buzëqesh
dhe mendon se diellin mbi supe e kam.
Ahh, ti se di
sa herë nata e errët ma grric shpirtin
me kthetrat e saj.
E unë, si një kotele e trembur,
luftoj që edhe njëher të vetme
të shpëtoj nga humnera e saj.
Por ti se di,
nuk ke se si ti dish të gjitha këto…
Ti më sheh kështu,plot dritë, të qeshur, të lumtur
dhe për ato që sheh, më do.
sa shigjeta plot helm mbart kjo zemër
që në kraharor e mbaj.
Më sheh tek qesh
dhe mendon e lumtur jam.
Ahh, ti se di
në ç’dete të egra stuhish noton ky shpirt,
që si një varkë e lodhur
në asnjë breg nuk gjen liman.
Ti më sheh që buzëqesh
dhe mendon se diellin mbi supe e kam.
Ahh, ti se di
sa herë nata e errët ma grric shpirtin
me kthetrat e saj.
E unë, si një kotele e trembur,
luftoj që edhe njëher të vetme
të shpëtoj nga humnera e saj.
Por ti se di,
nuk ke se si ti dish të gjitha këto…
Ti më sheh kështu,plot dritë, të qeshur, të lumtur
dhe për ato që sheh, më do.
23 Gusht 2025
Komente 0