>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Nuk Është E Lehtë…

Nuk është e lehtë…
nuk është aspak e lehtë.

Në të tillë kohë…
Në të tilla kushte…
E tillë ndjenjë…
nuk përballohet.

Më ka pllakosur,
më ka burgosur,
çdo forcë në mua u shua.

Më ka pushtuar,
më ka robëruar,
nuk di më ç’po ndodh me mua.

Nuk është e lehtë…
të lutem më beso.

Nuk është aspak e lehtë…