Aurela Tafa
Në Kaosin E Qetësis
Në kaosin që s’gjej dot veten,
në kaosin e qetësisë sime,
i kam humbur e bërë lëmsh
ç’qenë qëllime e parime.
Po ç’është vallë, ç’është kështu,
nga më vjen ky mallëngjim?
Kush jam dhe ku po shkoj —
as s’më jep dikush shpjegim.
Dhe në vitet që shkuan tutje,
hedhur si një leckë e vjetër,
e gjej veten shuk të ndrydhur,
as e njoh si njeri tjetër.
Po ç’patën me mua Perënditë?
Ç’mesazh qe dhe nuk e mora?
Ku qen’ fshehur mrekullitë
e kësaj jete që s’kuptova?
Piva dhimbje sa u deha,
dhe pastaj ia ktheva ndryshe:
Ja,i qesha në fytyrë
kësaj dhimbjeje dyfytyrshe.
në kaosin e qetësisë sime,
i kam humbur e bërë lëmsh
ç’qenë qëllime e parime.
Po ç’është vallë, ç’është kështu,
nga më vjen ky mallëngjim?
Kush jam dhe ku po shkoj —
as s’më jep dikush shpjegim.
Dhe në vitet që shkuan tutje,
hedhur si një leckë e vjetër,
e gjej veten shuk të ndrydhur,
as e njoh si njeri tjetër.
Po ç’patën me mua Perënditë?
Ç’mesazh qe dhe nuk e mora?
Ku qen’ fshehur mrekullitë
e kësaj jete që s’kuptova?
Piva dhimbje sa u deha,
dhe pastaj ia ktheva ndryshe:
Ja,i qesha në fytyrë
kësaj dhimbjeje dyfytyrshe.
Komente 0