>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Pa Arsye Qaj

Pa arsye qaj dhe nuk di çfarë ndjej,
dhe nuk di ku dua të jem.

Di vetëm që gjërat ndryshe i ëndërroja
dhe tani dua atë që nuk duhej ta doja.

Vështroj zemrën time
që copash tani është bërë,
dhe duart drejt teje i shtrij.

Ndjej se si çdo ditë
jeta më ikën larg
dhe përsëri tek ti dua të vij.

Që kur ike ti
çdo gjë duket si një makth.
Nuk po mundem të kuptoj,
veç e përhumbur vështroj.

Sado që më dhemb,
vetëm këtë ke nga mua:
Kujdesu, paç fat, të dua.
28 Shtator 2025