>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Më Ndodh Ndonjëher

Më ndodh ndonjëher ta kap veten mat,
duke gjykuar të tjerë —
duke thënë e stërthënë:
“ai nuk e bëri mirë,
unë do ta bëja kështu,
unë do ta bëja më ndryshe.”

Por pastaj më mbulon turpi,
më skuqen faqet,
një therje ma përshkon zemrën.
Një zë i brendshëm ngrihet e më flet:

“Po kush kujton se je,
çfarë të thotë mendja,
o mëkatar i syrgjynosur,
o egoist i pandreqshëm?

Kush je ti që të gjykosh një tjetër mëkatar,
kush je ti që nuk di të falësh
gabimet tokësore të njeriut?
Mos ndoshta je engjëll, ëëë?
Ç’të duket vetja se je?”

Dhe heshtja më pushton.
E ndjej sa pak di,
sa shpesh harroj se dashuria
vjen vetëm nga përulësia.
4 Tetor 2025