>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Kishe Të Drejtë

Kishe të drejtë,
kur më thoje se unë s’të doja sa më doje ti.

“Po të më duash,” më thoje,
“vjen në takimin që të kam kërkuar me aq kërshëri.”

Kishe të drejtë —
nuk të doja dot aq pak,
sa të vija në atë takim
e të ta falja trupin tim,
që gjithçka të mbaronte po atë natë.

Unë s’mund të të doja ashtu —
aq pak.
Unë të dashuroj ndryshe,
përtej dimensioneve,
përtej trupave që digjen në flakë.
12 Nëntor 2025