>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Dhe Vjen Një Ditë…

Dhe vjen një ditë.
Koha ka ikur.

Ke mbetur ngarkuar me kujtime,
por më tepër rëndojnë ato që kurrë nuk u thanë,
ato për të cilat frikën ua pate të përballesh.

I vetëm,
ulesh për bilancin e jetës.
S’ke askënd tjetër për të gjykuar veç vetes…
dhe atë…të duhet ta falësh.

Rëndojnë kujtimet…
vuajtjet rëndojnë.
Por…më tepër
rëndojnë gabimet