Aurela Tafa
Prag Festash
Janë prag festash, i dashur, por unë seç ndiej një boshllëk…
I shoh të gjithë të lumtur
dhe zemra m’gëzon,
por një dëshpërim i heshtur më rri në shpirt
e kraharori m’shtrëngon.
Është prag Krishtlindjesh, i dashur,
fëmijët kudo dhuratat presin me padurim,
por unë sërish ndiej atë boshllëk të heshtur
dhe lutem: të jesh i lumtur ti, shpirti im.
Janë prag festash, i dashur,
por s’di pse s’po mundem të gëzoj dot.
Disa lot më rrokullisen faqeve
e lutem për ata që, si unë,
të trishtuar janë sot.

Komente 0