Aurela Tafa
Një Çast
Të pashë dhe bota ndali në at’ çast,
ti ishe vezullim, si diell për shpirtin tim;
sytë e mi bukuri të tillë s’kishin parë.
Të pashë dhe ai çast u skalit
në shpirt e në zemër,
përgjithmonë do t’jetojë.
Se shpresat m’i përtërite ti
dhe botën e bëre më të bukur;
ngado çelën lule plot ngjyra e aromë.
Se ti buzëqeshe
dhe bota ime u lumturua.
ti ishe vezullim, si diell për shpirtin tim;
sytë e mi bukuri të tillë s’kishin parë.
Të pashë dhe ai çast u skalit
në shpirt e në zemër,
përgjithmonë do t’jetojë.
Se shpresat m’i përtërite ti
dhe botën e bëre më të bukur;
ngado çelën lule plot ngjyra e aromë.
Se ti buzëqeshe
dhe bota ime u lumturua.
Komente 0