>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Malli I Prindërve

Më tha nëna me lot në sy:
“Bijë, kemi mbetur të vetmuar.
E di, jeni shëndoshë e mirë,
por syri është i përmalluar.”

Më tha babai, sytë përdhe:
“O bijë, u rritët, u ndatë nga ne,
por kurrë për ju malli s’mu shua,
se gjithnjë qeshë i larguar.”

Kurbeti i shkretë m’i mori vitet,
nga ju më ndau;
e tash unë jam këtu por malli për ju shpirtin ma thau.”

Sytë ngaherë te dera më mbesin,
për ju kërkojnë, për ju presin.
4 Janar 2026